Summer University
2010

 Programi

 Thirrje Për Aplikime

 Aplikimi On-Line

 Qyteti i Vlorës

 Ngjarje të Mëparshme

EDICIONI VIII


Lecturers And Invited Persons On "Democracy And Participation" Summer University (2002-2006)



View Lecturers & Guests Video

Email:

info@kriik-alb.org

Qyteti i Vlorës


Historia

Qytet i lashtė dhe njė nga portet kryesore tė Shqipėrisė. Ndodhet nė jugperėndim tė vendit, buzė deteve Adriatik e Jon. Nė lashtėsi njihej me emrin Aulon. Gjurmėt mė tė hershme i takojnė shek. VI p.K. Nė shek. IV rrethohet me muri guri te latuar.

Duke qenė njė nyjė e rrugėve tokėsore e detare, i njohur per verėn, ullinjtė e kripėn, u kthye nė portin kryesor tė Ilirisė, pas rėnies sė Apolonise e Orikumit. Nė mesjetė, fatet e qytetit lidhen me kėshtjellėn e Kaninės. Mė 1081 u pushtua nga normanėt, me 1205 nga Venediku, pastaj kaloi nė sundimin e Hohenshtaufėve gjermanė dhe mė 1272 u pėrfshi nė mbretėrinė e Arbėrisė.Nė shek. V. u bė njė qendėr e lulėzuar tregtare e zejtare, si despotat mė vehte. Kaloi, nė shek. XIV, nėn sundimin e Balshajve. Ishte e dėgjuar pėr punimin e hekurit, tė shpatave, tė mėndafshit, pėr nxerrjen e kripės etj. Osmanėt e pushtuan mė 1417, ishte i pari port i pushtuar prej tyre nė Adriatik. Nė shekujt e mėpasem ishte qendėr sanxhaku. Me 1531, sulltan Sulejmani, me gurėt e Aulonės ndėrtoi njė kala afėr detit (nė vendin e stadiumit tė sotėm) me trajtė 8-kėndeėhe, e pėrshtatur pėr artileri. Brenda kishte kulla 7-katėshe e banesa. Mendohet se ėshtė projektuar nga arkitekt Sinani, ashtu si dhe Xhamia e Muradies (1542). Nė shek. XVII-XVIII, qyteti u bė pėrsėri njė qendėr e rėndėsishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Mė 1812 kaloi nėn sundimin e Ali Pashė Tepelenės.

Vlora ishte kryeqyteti i parė i Shqipėrisė sė pavarur. Me 28.12.1912, Kuvendi Kombėtar shpalli Pavarėsinė nė Vlorė dhe formoi qeverinė me Ismail Qemalin nė krye. Por, nė dhjetor 1914, u pushtua nga italianėt. Mė 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombėtare", i cili organizoi forcat qė morėn pjesė nė Luftėn e Vlorės dhe pushtuesit italianė, tė thyer, u detyruan tė pranojnė tėrheqjen mė 2.9.1920. Qyteti kishte 4.000 banorė, ai vijoi tė ishte vatėr e lėvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit tė Avni Rustemit, mė 30.4.1924, u ngrit komiteti, i cili organizoi kryengritjen, e cila ēoi nė Revolucionin e Qershorit 1924. Nė nėntor u hap shkolla e mesme tregtare. U ēlirua prej gjermanėve mė 15.10.1944.

Pozicioni i Rrethit tė Vlorės dhe pėrshkrim i shkurtėr

Rrethi i Vlorės shtrihet nė pjesėn JugPerėndimore tė vendit dhe laget nga detet Adritatik dhe Jon. Sipėrfaqja: 1609 km2. Dendėsia mesatare: 91,5 banorė pėr km2. Popullsia: 147267 banorė. Nė Rrethin e Vlorės gjendet Mali i Ēukės, 2045 m i lartė.

Klima

Rrethi i Vlorės bėn pjesė nė zonėn klimatike mesdhetare, me dimėr tė butė e tė lagėsht dhe me verė tė thatė. Nė pėrgjithėsi, nė zonėn e Rrethit tė Vlorės, rregjimi i presionit tė ulėt zgjat pak, ēka bėn qė periudha me kohė tė mirė tė jetė mė e gjatė se nė pjesėt e tjera tė vendit.

Temperatura mesatare vjetore shkon 16.1-17.7 ° C. Temperaturat mė tė ulėta rregjistrohėn gjatė periudhės janar-shkurt. Temperaturat minimale dhe maksimale absolute tė rregjistruara ndonjėherė janė: - 8.5 ° C (11 Janar 1967) dhe 42 ° C (31 Gusht 1945).

Gjiri i Vlorės

Gjiri i Vlorės shtrihet nė pjesėn jugperėndimore tė vendit, nė kufirin jugor tė Ultėsirės Perėndimore. Gjiri i Vlorės kufizohet nė veri me Lagunėn e Nartės dhe nė jug me Kepin e Gjuhėzės. Nė perėndim laget nga detet Adriatik dhe Jon dhe nė lindje me vargun malor Ēikė-Llogara. Shtrirja veri-jug ėshtė 40 km dhe lindje-perėndim 21 km. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Gjirit tė Vlorės ėshtė 840 km2.

Ē’mund tė vizitoni nė Vlorė

Bregdeti i Vlorės shtrihet nė 145 km gjatėsi dhe paraqet njė zonė tė sigurt tėrheqjeje dhe interesi pėr turistėt, pėr bukuritė natyrore si dhe mundėsitė pėr sporte tė tilla si not, peshkim, alpinizėm, etj.

Pika me interes turistik, natyror apo kulturor, janė: kisha e Shėn Mėrisė, nė Zvėrnec; plazhi i Gramės, Karaburun; Porto-Palermo, Shpellat e Piratėve, Pėllumbave, Haxhi Alisė; Kalaja e Kaninės; mbetjet arkeologjike tė qyteteteve antikė tė Aulonės, Orikut, Amantias; Parqet Kombėtarė tė Llogarasė e Karaburunit; bregdetin e Rivierės, prej Dhėrmiut nė Qeparo, ku mund tė gjeni si struktrua hotelerie, ashtu edhe plazhe tė virgjėra. Nė qytetin e Vlorės mund tė vizitoni Muzetė: e Pavarėsisė, Historik dhe atė Etnografik, xhaminė e e Muratit, Monumentin e Pavarėsisė, varrin e Ismail Qemalit etj.

Foto

1.jpg
10.jpg
11.jpg
12.jpg
13.jpg
14.jpg
15.jpg
16.jpg
17.jpg
18.jpg
19.jpg
20.jpg
21.jpg
22.jpg
23.jpg
24.jpg
25.jpg
3.jpg
4 copy.jpg
5.jpg
6.jpg
7.jpg
8.jpg
9.jpg

http://www.kriik-alb.org