Universiteti Ndërkombëtar Veror
"DEMOKRACIA dhe PJESËMARRJA", Edicioni IX
Edicioni 2010: "Kriza financiare globale dhe integrimi europian i vendeve të europës juglindore: Aspekte lokale dhe strategji daljeje"
THIRRJE PER APLIKIME
Keni interes dhe motivim për politikën, demokracinë, shoqërinë, jetën publike? Doni të mësoni më shumë, të debatoni dhe shkëmbeni idetë tuaja me lektorë të njohur, personalitete publike dhe pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vendet e rajonit?
Aplikoni për të marrë pjesë
në Edicionin e 9-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror "Demokracia dhe Pjesëmarrja", që do të zhvillohet në Hotel New York, Vlorë, në datat 17 – 26 Shtator 2010.
Kandidatët duhet të jenë persona të angazhuar, kryesisht, në forume politike, organizata jofitimprurëse, media, administratë publike apo studentë.
Përparësi do t’u jepet kandidatëve të angazhuar në nivelet drejtuese të organizmave që përfaqësojnë, si dhe përfaqësuesve të minoriteteve ekzistuese në Shqipëri.
Aplikantët duhet të jenë nga vendet e ballkanit por edhe më gjerë.
Programi do të zhvillohet ne gjuhën shqipe dhe atë angleze. Do të preferohen kandidatët që komunikojnë në anglisht.
Për informacione të mëtejshme si dhe për të tërhequr formën e aplikimit, kontaktoni në adresat:
KRIIK-ALBANIA ASSOCIATION
Rr. "Ymer Kurti", Nd. 4, H. 2, Ap. 3, Nj.B. 5, Tirane (AL).
P.O. Box. 2396, Tiranë
Tel/fax.: (04) 22 45 078 / 23 65 149
Tel.: (04) 22 45 078
E-mail: info@kriik-alb.org
Internet: www.kriik-alb.org
Aplikimet mund të dorëzohen në adresat e mësipërme me postë ose e-mail (preferohet e-mail ose mund të aplikoni on-line).
Afati i fundit për aplikimet do të jetë data 12 Shtator 2010, ora 16.00.
Fituesit shpallen më datë 13 Shtator 2010.
Vetëm aplikantët fitues do të kontaktohen.
Për pyetje, komente dhe sugjerime kontaktoni në:
info@kriik-alb.org
ose ose në numrat e telefonit: (++355)
(04) 22 45 078 / 23 65 149;
0682039297; 0682059183; 0692174090; 0672533750;
Aplikimi: Word - PDF
Mund të aplikoni gjithashtu on-line:
Aplikimi On-Line