Summer University
2009

 Programi

 Thirrje Për Aplikime

 Aplikimi On-Line

 Qyteti i Vlorës

 Ngjarje të Mëparshme

EDICIONI VIII


Lecturers And Invited Persons On "Democracy And Participation" Summer University (2002-2006)



View Lecturers & Guests Video

Email:

info@kriik-alb.org

Universiteti Veror Ndërkombëtar Vlorë "DEMOKRACIA DHE PJESËMARRJA", Edicioni VIII

Edicioni 2009: "Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe NATO-s; Demokracia dhe Paqja e Qëndrushme në Ballkan, Europë dhe më gjerë"

THIRRJE PER APLIKIME


Keni interes dhe motivim për politikën, demokracinë, shoqërinë, jetën publike? Doni të mësoni më shumë, të debatoni dhe shkëmbeni idetë tuaja me lektorë të njohur, personalitete publike dhe pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vendet e rajonit?

Aplikoni për të marrë pjesë në Edicionin e 8-të të Universitetit të Verës "Demokracia dhe Pjesëmarrja", që do të zhvillohet në Hotel New York, Vlorë, në datat 18 - 27 Shtator 2009.

Kandidatët duhet të jenë persona të angazhuar, kryesisht, në forume politike, organizata jofitimprurëse, media, administratë publike apo studentë.

Përparësi do t’u jepet kandidatëve të angazhuar në nivelet drejtuese të organizmave që përfaqësojnë, si dhe përfaqësuesve të minoriteteve ekzistuese në Shqipëri.

Aplikantët duhet të jenë nga vendet e ballkanit por edhe më gjerë.

Programi do të zhvillohet ne gjuhën shqipe dhe atë angleze. Do të preferohen kandidatët që komunikojnë në anglisht.

Për informacione të mëtejshme si dhe për të tërhequr formën e aplikimit, kontaktoni në adresat:

KRIIK-ALBANIA ASSOCIATION Rr. "V. Pasha", P.14, Ap. 1/6, Tiranë P.O. Box. 2396, Tiranë Tel/fax.: (04) 22 44 412 / 23 65 149; Tel.: (04) 22 44 412: E-mail: info@kriik-alb.org kriik-albania@interalb.net; Internet: www.kriik-alb.org

Aplikimet mund të dorëzohen në adresat e mësipërme me postë ose e-mail (preferohet e-mail-i).

Afati i fundit për aplikimet do të jetë data 12 Shtator 2009, ora 16:00.

Fituesit shpallen më datë 13 Shtator 2009.
Vetëm aplikantët fitues do të kontaktohen.

Për pyetje, komente dhe sugjerime kontaktoni në:
info@kriik-alb.org
ose në (++355) (04) 22 44 412 / 23 65 149; 0682039297; 0693236530; 0692174090; 0672533750;

Aplikimi: Word - PDF

Mund të aplikoni gjithashtu on-line:

Aplikimi On-Line


http://www.kriik-alb.org