2008
EDICIONI VII
Lecturers And Invited Persons
On "Democracy And Participation" Summer University
(2002-2006)
 View Lecturers & Guests Video
Email:
info@kriik-alb.org
|
Universiteti Veror Ndërkombëtar Vlorë
"DEMOKRACIA DHE PJESĖMARRJA" Edicioni VII
Edicioni 2008: "Diversiteti kulturor në Europën JugLindore; Burim i qëndrueshëm paqeje apo konflikti në procesin e demokratizimit dhe të Integrimit Euro-Atlantik"
THIRRJE PER APLIKIME
Keni interes dhe motivim për politikën, demokracinë, shoqërinë, jetën publike? Doni të mësoni më shumë, të debatoni dhe shkëmbeni idetë tuaja me lektorë të njohur, personalitete publike dhe pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vendet e rajonit?
Aplikoni për të marrë pjesë
në Edicionin e 7-të të Universitetit të Verës "Demokracia dhe Pjesëmarrja", që do të zhvillohet në Hotel New York, Vlorë, në datat 29 Gusht - 7 Shtator 2008.
Kandidatët duhet të jenë persona të angazhuar, kryesisht, në forume politike, organizata jofitimprurëse, media, administratë publike apo studentë.
Përparësi do tu jepet kandidatëve të angazhuar në nivelet drejtuese të organizmave që përfaqësojnë, si dhe përfaqësuesve të minoriteteve ekzistuese në Shqipëri.
Aplikantët duhet të jenë nga vendet e Nismës së Europës Qëndrore (CEI) (Shqipëri, Austri, Bjellorusi, Bosnje-Herzegovinë, Bullgari, Kroaci, Ēeki, Hungari, Itali, Maqedoni, Moldavi, Poloni, Rumani, Serbi, Mali i Zi, Kosovë, Sllovaki, Slloveni dhe Ukrainë).
Programi do të zhvillohet ne gjuhën shqipe dhe atë angleze. Do të preferohen kandidatët që komunikojnë në anglisht.
Informacionin e nevojshëm dhe formën e aplikimit mund t'i tërhiqni në adresat:
KRIIK-ALBANIA ASSOCIATION
Rr. "V. Pasha", P.14, Ap. 1/6, Tiranė
P.O. Box. 2396, Tiranė
Tel/fax.: (04) 22 44 412 / 23 65 149;
Tel.: (04) 22 44 412:
E-mail: info@kriik-alb.org
kriik-albania@interalb.net;
Internet: www.kriik-alb.org
Aplikimet mund të dorëzohen në adresat e mësipërme me postë ose e-mail (preferohet e-mail-i).
Afati i fundit për aplikimet do të jetë data 5 Gusht 2008, ora 14.00 (CET).
Fituesit shpallen më datë 7 Gusht 2008.
Vetëm aplikantët fitues do të kontaktohen.
Për pyetje, komente dhe sugjerime kontaktoni në:
info@kriik-alb.org
ose në (++355)
(04) 22 44 412 / 23 65 149 / 22 30 084; 0682039297; 0693236530; 0692077661; 0692174090
Aplikimi: Word - PDF
Mund të aplikoni gjithashtu on-line:
Aplikimi On-Line
|